• четврток, 25 декември 2025

Sekretariati për Etikë i Parlamentit të Shqipërisë u ka shqiptuar përjashtim 30-ditor gjashtë deputetëve të PD-së për shkak të kaosit në seancën e fundit plenare

Sekretariati për Etikë i Parlamentit të Shqipërisë u ka shqiptuar përjashtim 30-ditor gjashtë deputetëve të PD-së për shkak të kaosit në seancën e fundit plenare

Tiranë, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Sekretariati për Etikë pranë Parlamentit të Shqipërisë, sot mori vendimin që gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike t’u shqiptohet dënim për përjashtim nga puna në Kuvend për 30 ditë, për shkak të kaosit që krijuan në seancën e fundit plenare, dhe u përplasën me sigurimin.

Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Belind Keliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Baliu, Elda Hoti, ndërsa 23 deputetët e tjerë morën vërejtje. 

Në vendimin e sekretariatit ka reaguar deputeti Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm dhe koordinator i grupit të deputetëve të PD-së, ish ministër i Punëve të Brendshme, duke akuzuar se kjo është me urdhër të Edi Ramës. 

"Urdhërat nga Sueli (qyteti ku jeton Rama) nuk na trembin. Me fluksin e qytetarëve në bulevard mbrëmë, ata morën mesazhin, prandaj janë të zemëruar. Nuk do të ndalojmë derisa t’i shkatërrojmë. Toka po u rrëshqet nën këmbë, ne jemi të vendosur të përmbushim misionin tonë deri në fund. Nuk do të ndalojmë derisa të krijohet një qeveri teknike, tha ndër të tjera Noka, për të cilin kjo nuk është hera e parë që përjashtohet për shkak të sjelljes së papërshtatshme.

Ka reaguar ashpër edhe deputetja Jozefina Topalli, ish kryetare e Parlamentit, duke e quajtur vendimin "dhunë politike dhe brutalitet institucional ndaj opozitës".

Sipas saj, përjashtimi i deputetëve është i paprecedent dhe pa asnjë "arsye të vërtetë për sjellje të papërshtatshme parlamentare". qa/

Foto: Parlamenti shqitar

Остани поврзан